
VLORË- Një kamion është aksidentuar në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”. Mjeti i tonazhit të rëndë ka rrëshqitur në një kthesë dhe si pasojë, e gjithë rruga është bllokuar. Prej disa orësh tashmë, në këtë aks nuk mund të kalojë asnjë makinë tjetër, duke shkaktuar kështu një trafik kilometrik.
Vlorë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës./ZËRI