Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën xhaxha e nip

Mësohet se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit Glindis Bujari.

F.I
Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën xhaxha
PAMJE NGA AKSIDENTI

VAU I DEJËS-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës këtë të premte. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy kalimtarë, xhaxha e nip. Mësohet se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit Glindis Bujari. Ky i fundit pas marrjes së ndihmës mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy  këmbësorët, shtetasin N. P., 63  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi  pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB