
Protesta
KUKËS- Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për 30 minuta hyrjen e aksit Prizren-Kukës për të protestuar për mungesën e sigurisë së këtij segmenti. Gjatë protestës, banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive dhe ndërtimin e trotuarëve.
Në 7 vitet e fundit, si pasojë e aksidentëve në këtë rrugë, 10 persona kanë humbur jetën. Ndërsa, një ditë më parë një 51-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi./ZËRI
Poll