
SHKODËR- Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, ka humbur jetën një 4-vjeçar. Mjetet që janë përplasur mes tyre drejtoheshin nga një 22-vjeçare dhe një 38-vjeçar, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur. Sipas policisë të gjithë personat në të dy mjetet kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital.
NJOFTIMI:
“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”