SHKODËR- Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një 68-vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Policia bën me dije se një drejtues slloven ka përplasur këmbësoren 68-vjeçare Prende Lulja, e cila ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.