TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar shpalljen e vakancës për anëtarin e 9-të të Gjykatës Kushtetuese, pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, njoftoi shpalljen e vakancës dhe që prej ditës së sotme kandidatët e interesuar kanë një afat prej 20 ditësh për të aplikuar. Pas fjalës së tij, Komisioni votoi me 8 vota pro, asnjë kundër dhe as abstenim, ndërsa 3 anëtarë nuk morën pjesë në votim.
“Mandati i zonjës Elsa Toska dhe Bejtja, njëra e marrë në 2017 mbaron në 2025 dhe tjetra e marrë në 2020 mbaron në 2028 për efekt të ripërtëritjes me 1/3 janë të përcaktuara në Kushtetutë. Ky mandati Kuvendit ka mbaruar në mars të 2025 si rregull nëse sdo ishte dorëheqja, shpallja e vakancës më mandat të plotë do të bëhej sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Nga sot në një afat 20 ditor të deklarojë vakancën për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë për t’u dhënë mundësinë të shprehin interesin brenda 20 ditësh”, tha Manja.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të vlerësojë dhe rendisë me pikë kandidatët. Më pas, Kuvendi duhet të miratojë kandidaturën me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Nëse i ka 84 votat, atëherë Kuvendi mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin.
Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dha dorëheqjen nga posti i saj më 19 shtator 2024. Toska dorëzoi dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, me arsyetimin se do të largohej për arsye personale. Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI
