
Foto ilustruese
SELANIK- Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Selanik në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku makina e drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse.
Autoritetet kanë mundur të nxjerrin nga automjeti të riun, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të rëndë./ZËRI
Poll