Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Mësohet se autori i aksidentit është një 35-vjeçar nga Mali i Zi, i cili është shoqëruar në komisariat.

I.F
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Sipas Policisë, një 80-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Mësohet se autori i aksidentit është një 35-vjeçar nga Mali i Zi, i cili është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç. Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB