Aktualitet

Aksident i rëndë në Memaliaj-Tepelenë, vdes një grua! 2 të plagosur

Gruaja ka humbur jetën në spital

D.XH
Aksident i rëndë në Memaliaj-Tepelenë, vdes një grua! 2
Dhoksi Mango dhe bashkëshorti i saj

MEMALIAJ- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës të Gjirokastrës. Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, Dhoksi Mango.

2 persona të tjerë, drejtuesit e mjeteve, kanë mbetur të plagosur. Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB