Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në gjendje kritike

Gëzim Allpiçi, 45-vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes

E.K
Aksident i rëndë në Lushnje, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur rëndë.

Një automjet tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin Qamil Osmani është përplasur me një motor që drejtohej nga një 45-vjeçar i quajtur Gëzim Allpiçi.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 44-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa 22-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB