Aktualitet

Arrestimi i vrasësit të taksistit, reagon vajza e viktimës: Babai im u vra në mënyrë barbare nga Ervin Shahini

Ajo shprehet se pas vrasjes së të atit  ishte larguar nga Shqipëria për të ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara.

f.t
Arrestimi i vrasësit të taksistit, reagon vajza e viktimës: Babai
Ervin Shahini

TIRANË-Vajza e taksistit i cili u vra në vitin 1995, Rozeta Alite, ka reaguar pas lajmit se autori Ervin Shahini u kap dhe ekstradua nga Koreja e Jugut, ku fshihej prej më shumë se dy dekadash. Në një koment ajo shprehet se pas vrasjes së të atit  ishte larguar nga Shqipëria për të ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara.

"Uroj te jeni mire. Do doja tju falenderoja nga zemra per punen e palodhur qe beni cdo dite ne Shqiperi. Une jam vajza e Xhemali Alite qe eshte vrare ne Gusht, 1995 nga Ervin Shahini. Kapja dhe ekstradimi i ketij krimineli dhe kthimi ne Shqiperi me ka kthyer besimin ne drejtesi. Une i kisha humbur shpresat se do kishte drejtesi per vdekjen e babait tim. Babai im eshte vrare ne menyre barbare nga Ervin Shahini dhe i eshte mare taksia ne Gusht te 1995. Vdekja e babit tim, na ndryshoi jeten mua, mamase time dhe motres time. Un jetoj prej 20 viteve ne Amerike dhe nuk kam dashur kurre te kthehem sepse nuk besoja me ne drejtesine e shtetit Shqiptar. Ate qe keni bere ju te ktheni nje kriminel ne Shqiperi pas 29 viteve nuk e beri asnje qe ka qene ne ate pushtet dhe karrige. Ju falenderoj me gjithe zemer ju dhe policin e shtetit ne emer te familjes time per punen e palodhur qe beni cdo dite dhe per drejtesine qe vendosni ne Shqiperi. Ju jam mirejohese gjithe jeten une dhe familja ime! Me respekt per ju dhe punen tuaj”, shkroi ajo në një koment në postimin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Ervin Shahini ishte shpallur në kërkim prej 26 vitesh. Shahini u arrestua në Korenë e Jugut pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai u përfshi në disa ngjarje kriminale në vendin tonë në vitin 1997, pasi faturonte taksitë me qëllim grabitjen e shoferëve. Një natë vrau njërin prej tyre dhe plagosi disa të tjerë. Shahini u dënua me burg përjetë në mungesë dhe u largua nga Shqipëria duke përdorur një identitet të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB