
TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) njofton se ka ekzekutuar masa sigurie të caktuara ndaj 4 punonjësve të Policisë. Bëhet fjalë për: Haxhi Balla me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Eni Tila Xhaferi, me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit, Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë.
Ata akuzohen për për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”. Gjykata e Tiranës ndaj tyre ka caktuar pezullim nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.
“Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;
1 Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla, me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
2 Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.
3 Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
4 Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes”, njofton AMP./ZËRI