Aktualitet

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Artan Hoxha: Kush dëgjoi për të, u vu në alarm dhe u arratis!

Sipas Hoxhës, për këtë arsye nuk ka pasur arrestime.

F.m
A u dekonspirua operacioni i SPAK? Artan Hoxha: Kush dëgjoi për
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka lënë të nënkuptohet se shumë ‘koka’ të grupeve kriminale janë informuar për operacionin që do të zhvillohej nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, Hoxha tha se askush nuk e ka ditur konkretisht se kush po kërkohej, por për të qenë të sigurtë, shumë prej tyre janë larguar nga banesat. Sipas Hoxhës, për këtë arsye nuk ka pasur arrestime.

“Më 10 maj, SPAK ka dorëzuar kërkesat për 49 urdhër-arreste. Grupet kriminale janë vënë në alarm sepse po kuptonin se po bëhej operacion i madh. Kjo mund të jetë arsyeja e arratisjeve. Arben Ndoka familjen e vet e ka dërguar në Itali, ka qenë edhe në Dubai. Kemi grupin e Shijakut, ku janë Avdylët. Kemi në Durrës Plarent Dervishin, Lulzim Berishën, po aty përmendet edhe rasti i Indrit Dokles dhe një grupi të tij. Kemi Shkozetin, kemi Lezhën, Shkodrën, Niklën, Kurbinin, Fushë Krujën. Për Shkozetin, ky grup është ndër grupet më të rrezikshme në vend. Aty janë gjetur edhe paratë dhe kishte banesa, që kishin edhe kamera. Kemi edhe Sukthin, ku u identifikua edhe grupi i Pojës ose grupi i Troplinëve. RENEA e ka rrethuar zonën 24 orë, është menduar se mund të ketë edhe rezistencë. Grupi i Shkozetit ishte një grup që nuk i përmendej emri,”- tha Hoxha.

SPAK goditi shtatë grupe kriminale që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për eliminimin e armiqve të përbashkët. I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hysenin, i njohur ndryshme dhe si Doqja. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Martinaj ka kërkuar të vrasë edhe Durim Bamin, ngjarje për të cilën ka bashkëpunuar gjithashtu me ish-deputetin Arben Ndoka dhe Emiljano Shullazin. Nga ana tjetër, Durim Bami ka lidhur aleancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bosit të lojërave të fatit. Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro. Në total janë lëshuar 50 urdhërarreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit.

Poll

MOS HUMB