
Nuk dihet nëse do të ndodhë apo jo. Nuk dihet as koha se kur mund të realizohet. Por një gjë është fakt, SPAK ka kërkuar kthimin në Shqipëri të të arrestuarit në Francë, Behar Bajri, i cili, ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Ai që mendohet si koka e grupit të njohur me emrin “Bajrat” në zonën e Shkodrës ku bëjnë pjesë edhe Safet dhe Enver Bajri, kërkohet për porostije vrasjesh gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore. Ai u arrestua në Strasburg të Francës pak ditë më parë, pasi policia e këtij vend që po e kërkonte e gjeti të vetëm në një lokal.
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar këtë të enjte Ministrisë së Drejtësisë që të nis procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit nga Franca duke i dërguar asaj të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet.
Kjo procedurë zgjat maksimumi 40 ditë kohë që nga dita e arrestimit që të niset drejt Parisit. Behar Bajri, kishte kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021 dhe qëndronte në këtë vend me periudha. Por nëse drejtësia shqiptare dhe vetë SPAK ishin treguar të pafuqishëm në burgosjen e tij, kanë qenë autoritetet belge dhe franceze ato që zbuluan dhe dekoduan aplikacionin SkyECC, nga ku doli edhe emri i të shumëkërkuarit i cili në biseda me të arrestuarin tjetër Pëllumb Gjoka, rezultonte se merrte porosi për vrasje. Përshembull një një nga bisedat e bëra publike Behar Bajri komunikonm e Astmer Bilalin lidhur me vrasjen e Ibrahim Licit të cilin duan ta eleminojnë të dy.
Një operacion i përbashkët me disa shërbime të vendeve perendimore arriti që në shtator 2018 ti arretsonte të tre Bajrat, Safetin, Beharin dhe Enverin. Por dy vite më pas dy prokurorë të SPAK, Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili e sorrolatën dosjen e tyre me pretendimin se ata nuk formonin një grup të strukturuar kriminal. Dy prokurorët u mbrojtën edhe publikisht duke argumentuar: “Për të qenë para grupit të strukturuar kriminal kërkohet që të ekzistojë bashkëpunimi për kryerjen e një ose disa veprave penale, të paktën ndërmjet tre personave, në rast të kundërt, në qoftë se bashkëpunimi ekziston vetëm ndërmjet dy personave, nuk mund të jemi para grupit të strukturuar kriminal, por para formave të tjera të bashkëpunimit,” argumentojnë prokurorët e SPAK, i thanë atëhere BIRN Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili.
A do të luhet sërish e njëjta lojë kur dihen lidhjet e forta që ka ky grup me politikën dhe ndihmën që i kanë dhënë PS në zgjedhjet e Shkodrës?
Tani për tani autoritetet shqiptare pretendojnë janë optimiste për ekstradim pasi vetë Franca disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK përgjime të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.