
BRITANI- Një bandë shqiptarësh që drejtonte një rrjet tregtarësh droge që shisnin kokainë në South Derbyshire janë dënuar nga gjykata për më shumë se 70 vjet. Banda, e cila drejtohej nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, kontrollonte një rrjet të gjërë të trafikut të kokainës, e cili ishte e cilësisë “Premium”.
Një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, ditën e arrestimit do të udhëtonte për në Londër nga Leicester për të marrë drogën. Më pas do të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.
Këta tregtarë do t'ia shisnin drogën, shpesh të mbështjellë me bileta llotarie. Grupi furnizonte deri në 145 klientë në ditë, kështu fitimet e tyre kapnin miliona paundë.
Por grupi kriminal u kap në mars të vitit të kaluar, kur një ekip i udhëhequr nga detektivët e Derbyshire bastisi vendin ku vëllezërit Haziri fshiheshin dhe i arrestoi. Bashkë me ta dhe anëtarë të tjerë të bandës.
U dënuan:
Edmond Haziri, 36 vjeç – i dënuar me 15 vjet burg.
Eduard Haziri, 34 vjeç – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.
Grazmend Hoxha, 47 vjeç – i dënuar me 11 vjet burg.
Alban Krasniqi, 34 vjeç – i dënuar me 9 vjet burg.
Samuel Stoica, 25 vjeç – i burgosur për 8 vjet e tre muaj.
Simion Stoica, 22 vjeç – burgosur për 3 vjet e gjashtë muaj.
Kristi Prifti, 23 vjeç – i dënuar me 4 vjet burg.
Joshua Garrigan, 32 vjeç – burgosur për 2 vjet e 8 muaj.
Razvan Manoliu, 27 vjeç – burgosur për 2 vjet e 8 muaj.
Daniel Stavrat, 29 vjeç – do të dënohet muajin e ardhshëm./Zëri.ai