Aktualitet

65-vjeçari bie nga skela teksa punonte, arrestohet pronari i fabrikës së vajit në Fier

Raportohet se dy ditë më parë një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet T.C ka rënë nga skela teksa punonte në fabrikë.

E.K
65-vjeçari bie nga skela teksa punonte,  arrestohet pronari i
Foto ilustruese

FIER- Një 62-vjeçar, pronar i një fabrike që merrej me përpunimin e vajit ka rënë në prangat e Policisë së Fierit këtë të shtunë. Raportohet se dy ditë më parë një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet T.C ka rënë nga skela teksa punonte në fabrikë. Nga kjo ngjarje e rëndë, që fatmirësisht përfundoi pa viktima u zbulua dhe fakti se i plagosuri ishte i pasiguruar në fabrikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

62-vjeçari (pronari I fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB