Aktualitet

10 mijë euro për një vizë false për në SHBA, Renato Nasto mohon akuzat para Gjykatës (DËSHMIA)

Para gjyqtares së çështjes Migena Laska, ai ka mohuar akuzat duke pretenduar se vetëm i ka ndihmuar qytetarët për të aplikuar dhe se në këmbim të kësaj u ka marrë nga 100 deri në 150 euro.

E.K
10 mijë euro për një vizë false për në SHBA,
Renato Nasto

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Renato Nastos, të riut të akuzur për mashtrim. Nasto është një nga 5 të arrestuarit dy ditë më parë nga Policia, pasi u merrnin 10 mijë euro qytetarëve për ti pajisur me vizë amerikane. Para gjyqtares së çështjes Migena Laska, ai ka mohuar akuzat duke pretenduar se vetëm i ka ndihmuar qytetarët për të aplikuar dhe se në këmbim të kësaj u ka marrë nga 100 deri në 150 euro.

Renato Nasto: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 Euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e Prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia.

Ndërkohë katër të arrestuarit e tjerë në lidhje me këtë çështje kanë kërkuar ndjesë para togave të zeza. Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim. Akuza ka kërkuar "arrest në burg" për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për Klea Priftin, ka kërkuar "arrest në shtëpi".

Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh. Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ambasada amerikane, e cila thotë se vizat dhe aplikimet duhet të bëhen vetëm në rrugë zyrtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB