Aktualitet

44-vjeçari futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona (EMRI)

Nuk dihet shkaku i sherrit mes të treve.

F.m
44-vjeçari futet në lokal me sëpatë dhe tenton të
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të godasë dy persona me sëpatë. I identifikuari si Ermal Dhampiraj ka shkuar në një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar dhe ka kanosur dy persona që ishin ulur në një tavolinë. 44-vjeçari është vënë në pranga. Nuk dihet shkaku i sherrit mes të treve.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën. Kanosi në lokal, me sopatë, dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë).

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A.,  dhe  shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB