Aktualitet

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në pishinë, dalin detajet: Familjarët ishin në shtëpi! Të afërmit: Nodhi brenda dy minutash...

Siç raportojnë mediat greke, kërkimet për vogëlushen filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën rreth 50 minuta, derisa ajo u gjet rreth orës 16:50.

zh.ll
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në pishinë, dalin detajet:
Foto ilustruese

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen tragjike të një 4-vjeçareje shqiptare, e cila u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paxos të Greqisë, të premen pasdite. Siç raportojnë mediat greke, kërkimet për vogëlushen filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën rreth 50 minuta, derisa ajo u gjet rreth orës 16:50. Oficerët e policisë dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por përjekjes për për t'i dhënë ndihmën e parë rezultuan pa sukses. Po ashtu, edhe ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore të Paxos kanë vazhduar përpjekjet për shpëtimin e saj, por vajza nuk reagoi dhe u konstatua e vdekur. 

Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos, foli për ngjarjen e rëndë teksa thotë se prindërit nuk e kuptuan që vajza kishte dalë jashtë. “Prindërit nuk e kuptuan që ajo doli jashtë dhe atje ka një vilë me pishinë. Fëmija padyshim shkoi atje për të luajtur dhe pjesa tjetër është e trishtueshme…”, u shpreh Vlachopoulos.

Të afërmit e 4-vjeçares, e cila do të festonte ditëlindjen më 26 gusht, deklaruan se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka e papritur dhe ndodhi brenda pak minutash. Gjyshja e vajzës shprehet e shkatërruar prej dhimbjes: “Jam vërtet e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për të shkuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes.” Xhaxhai i 4-vjeçares tregon se e gjithë ngjarja ndodhi krejt papritur, brenda dy minutash. “Ishte momenti i keq. Gjithçka ndodhi brenda një ose dy minutash. Babai dhe gjyshi po flinin, vajza e vogël po luante me kovën dhe kukullën e saj në hyrje të shtëpisë.”

Ndërokhë, autoritetet kanë ngritur padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e të miturës në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe po flinin kur 4-vjeçarja u zhduk. Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nga atoritetet greke.

4-vjeçarja u gjet pa ndjenja pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë familjare, nga kuzhinieri që kishte shkuar atje për të punuar. Sipas mediave greke e mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje nga Shqipëria, të cilët kanë jetuar dhe punuar në Paxos për shumë vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB