Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin dhe më pas arratiset

Pronari i një lokali në fshatin Çukas ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur klientin e tij në këmbë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

zh.ll
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit
Foto ilustruese

LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë. Pronari i një lokali në fshatin Çukas ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur klientin e tij në këmbë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Ramadan Mënka, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar Resul Gashi.

Njoftimi: 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB