Aktualitet

4 kate shtesë? Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës - Plani lejon pallate deri në 8 kate, Xhuvi Sharxhi po e ndërton 12 kate

Planet vendore parashikojnë që, nëse një ndërtues zvogëlon koefiçentin e ndërtimit, përshembull nga 60 % të sipërfaqes në 30 % të sipërfaqes, ai mund ta ngrejë në lartësi, për të “kompensuar” metrat që i shërbejnë qytetit.

F.I
4 kate shtesë? Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës -
pamje nga projekti i pallatit (skema me katin e poshtëm)

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga projekti për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 11 dhe 12 kate, leja e të cilës i është dhënë Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës dhe biznesmenit Xhuvi Sharxhi. 

Leja ka si objekt ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 11 dhe 12 kate, e shoqëruar me dy kate parkim nëntokë. Në dokumente, zhvilluesi i projektit identifikohet si “Shoqëria Triangolo”. Projekti parashikohet të ndërtohet në pjesën perëndimore të kryeqytetit, në një distancë prej rreth 2.1 kilometrash nga Sheshi “Skënderbej”. Por informacione të dhëna për Vox News, tregojnë se në zonën ku do të zhvillohet projekti, plani vendor i Bashkisë së Tiranës parashikon ndërtime deri në 8 kate, teksa leja e miratuar nga qeveria është plot 12 kate.

Në dokumentet e publikuara ndërtuesi Sharxhi ka bërë një mashtrim për KKT-në apo edhe qeverinë, duke zvogëluar gjurmën e katit të parë. Planet vendore parashikojnë që, nëse një ndërtues zvogëlon koefiçentin e ndërtimit, përshembull nga 60 % të sipërfaqes në 30 % të sipërfaqes, ai mund ta ngrejë në lartësi, për të “kompensuar” metrat që i shërbejnë qytetit.

Në lejen e ndërtimit është edhe maketi i kullës. Me sy të lirë shihet mjaft qartë se ndërtuesi ka një gjurmë të vogël të katit të parë, teksa katet e sipërme i ka zgjeruar. Por, ky është “mashtrimi” për ta ngritur në lartësi, pasi është justifikuar se gjurma që do të zërë në tokë është me koefiçent të vogël, ndërkohë që katet e mësipërme zgjerohen.

4 kate shtesë? Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës -

“Parcela është 1106 metra katrorë dhe sipas PPV së Bashkisë Tiranë, që është dokument zyrtar në këtë zonë, në TR227 lejohen vetëm pallate 8 kate dhe 26 metra të lartë me gjurmë kati përdhe 45% dhe projeksion të katit më të madh 55 % të parcelës. Sipas PPV, nëse ndërtuesi fiton bonusin 30%, mund të rritet maksimumi 11 kate me kushtin që gjurma e katit përdhe bëhet minus 6 % për çdo kat mbi 8 kate”, thotë një burim nga qeveria për këtë leje.

Sipas denoncuesve, KKT ka shpikur një hile që mund të quhet edhe e trashë por më tepër e pistë.

“Katin përdhe e bëjnë gjysmën, vetëm me kolona, dhe hapësira me kolona nuk llogaritet në gjurmë. Këtë rregull me shumë rezerva dhe vetëm për raste ekstreme në qendrat e qyteteve të mëdha, e kanë disa vende dhe kryesisht kur duhet ruajtur një trotuar ose duhet zgjeruar një trotuar”, pohojnë të njëjta burime.

4 kate shtesë? Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës -

Me këtë skemë ndërtuesi ka shtuar katet dhe ka dyfishuar sipërfaqet e kateve sipër, teksa nga llogaritet e bëra rezulton se aktualisht do të ndërtohen 5776 metra katrorë mbi tokë në vend të 3960 metra katrorë. Pra, diferenca vetëm nga intensiteti është plot 1816 metra katrorë, metra të cilat firma i ka reklamuar me 2200 euro (4 milionë euro).

“Qeveria, përveçse ka sjellë një fitim të paligjshëm plus 4 milionë euro, ka ngushtuar distancat me pallatet ngjitur, sepse quan gjurmën e vogël dhe jo fasadën gjigande me projeksion 540 m2”, pohojnë burimet.

Mësohet se në atë nën njësi nr.5 të zonës TR227 ishte planifikuar një kopsht publik.

Poll

MOS HUMB