
Merret peng e mitura
Një e mitur është mbajtur peng për disa orë në një fshat të Matit, nga një djalë 17 vite më i madh se ajo, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Ergys Kërtuka, banues në fshatin Frankth, i ka hequr lirinë një 14-vjeçareje.
Kërtuka sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.
Ndaj 31 vjeçarit është ngritur akuza "Heqja e paligjshme e lirise "
Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh ku u hiqet liria për disa orë vajzave 14 vjeçare. Dje u denoncua nga policia e Tiranës një rast.
Poll