TIRANË-Imazhet më poshtë tregojnë arsenalin e armëve që mbante ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë me biznesmeni Ergys Agasi pasditen e 26 gushtit. Shpataraku u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, ndërsa i është hequr leja e armës dhe i është sekuestruar arsenali që mbante në banesë. Konkretisht bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.
Sot ish-zyrtari i Policisë do të dalë para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë. Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, deri në emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm. Shpataraku u emërua asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Por pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku u shkarkua nga detyra. Pas emërimit të Skënder Hitës në vend të Prodës, Shpataraku u largua me argumentimit zyrtar, 'mosparaqitja në detyrë'./ZËRI