Aktualitet

200 fëmijë tek Pediatria çdo ditë! Vera me probleme tek të vegjlit, 12% kanë nevojë të shtrohen në spital

Fluks me shtuar në pediatri sjell fundjava.

Redaksia Zëri
200 fëmijë tek Pediatria çdo ditë! Vera me probleme tek
Foto ilustruese

Ndonëse nuk ka grip apo infeksion-ar respirator të shtuar, vera sjell gastroenterite të shpeshta sidomos te fëmijët e vegjël. Afro 200 fëmijë në ditë paraqiten në urgjencën e shërbimit të pediatrisë në QSUT nga të cilët 12% e tyre kanë nevojë të shtrohen në spital. Dr. SHk. Albert Lama-shef i shërbimit të urgjencës pediatrike QSUT: Tani kemi më shumë gastroenterite. Diarre të cilat nuk parashoqërohen me temperaturë të lartë.

Fluks me shtuar në pediatri sjell fundjava.

“Në fundjavë kemi një shtim të rasteve pasi frekuentojnë plazhet, pishinat, fëmijët e vegjël gëlltisin ujë deti, i cili ka ndotje bakteriale por edhe virale”.

Mosha me prekur është ajo nga 1 deri në 4-vjeç dhe këshilla e mjekut pediatër shkon sidomos për nënat e reja

“E para mos u panikosni. Vizita e parë tek mjeku i familjes, kjo në varësi të gjendjes së fëmijës”.

Nënat duhet të bëjnë kujdes me temperaturën e ambientit në shtëpi për bebe të vogla dhe ruajtjen e ushqimit në kushte frigoriferike pasi nuk janë të pakta kur fëmijët e vegjël kontaminohen nga ushqimet që nuk ruhen mirë./TopChannel

Poll

MOS HUMB