Aktualitet

15-vjeçari aksidentohet me makinë, një grua rreh kunatën, ç’ndodhi në Korçë brenda 24 orëve

Një 15-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

F.m
15-vjeçari aksidentohet me makinë, një grua rreh kunatën,
Foto Ilustruese

KORÇË- Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se një 15-vjeçar ka marrë një makinë për të shëtitur bashkë me një 13-vjeçar, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, 13-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në spital. M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, është proceduar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Një 15-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

Njoftimi:

DVP Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. Ll., 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 14-vjeçari, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 44 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 15 pako me duhan të grirë, të dyshuar kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. Sh., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-T. N., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën "Korçë-Mborje", pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka thyer me gurë, xhamin e vetratës të ballkonit, në banesën e shtetasit A. M.. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB