Aktualitet

10 vite më parë i vdiq vëllai në aksident, 42-vjeçari në Shkodër kërkon hakmarrje

Ervis Baba ka kanosur 57-vjeçarin, i cili rreth 10 vite më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.

k.m.
10 vite më parë i vdiq vëllai në aksident, 42-vjeçari
Foto ilustruese

SHKODËR- Ervis Baba është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kishte kanosur një 57-vjeçar për shkak të hakmarrjes. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se Baba ka kanosur 57-vjeçarin, i cili rreth 10 vite më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor, prej të cilit ndërroi jetë vëllai i të arrestuarit.

"Policia arrestoi shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.; -specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e tij, në lagjen “Tre Heronjtë”, duke vënë baste sportive, me celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,"-shkruhet në njoftimin e Policisë./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB