
TIRANË- Një 26-vjeçar është dhunuar teksa qarkullonte në mjetin e tij në zonën e Shkozës në Tiranë. Fillimisht ngjarja u raportua si një atentat me armë zjarri, por më pas Policia e Shtetit sqaroi se bëhej fjalë për një përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e Shkozës, ku 21-vjeçari Hysen Xhakolli u qëllua me sende të forta por nuk ka pasur të shtëna me armë. I riu mësohet të ketë qenë nën shoqërinë e një vajzë në momentin e ngjarjes.
Pasi është sulmuar nga disa persona të maskuar, i riu është dërguar në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu po hetohet edhe lidhur mbi shkakun e sulmit ndaj të riut, të cilit gjithashtu do t'i merret dëshmia sapo të marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës./Zëri.ai