Aktualitet

Autoboti përplaset me dy makina në aksin Milot-Morinë! 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

E.K
Autoboti përplaset me dy makina në aksin Milot-Morinë! 2 të
Pamje nga vendi i ngjarjes

MORINË- Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi pasi një autobot u përplas me dy makina në dalje të tunelit të Kalimashit. Ndërkohë tre të tjerë kanë mbetur të plagoisur dhe janë dërguar në sopital për ndihmë mjekësore. Viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

Sipas Policisë, e cila ka dalë me njoftim zyrtar për aksidentin është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë për shkak të aksidnetit është bllokuar një krah i aksit rrugor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB