Aktualitet

Drogë në lokalet e ish-Bllokut, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Koka e grupit janë dy vëllezërit Durim Gurzi dhe Artur Gurzi. 

F.m
Drogë në lokalet e ish-Bllokut, arrestohet 23-vjeçari i
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga në vijim të operacionit “Blloku 33”. Në njoftim bëhet me dije se i riu me inicialet A.H., akuzohet për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë operacionit u vunë në pranga 25 persona, ndërsa 8 të tjerë u shpallën në kërkim. Tashmë numri i personave që janë në arrati ka shkuar në 7.

Të arrestuarit gjatë operacionit: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.

Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Koka e grupit janë dy vëllezërit Durim Gurzi dhe Artur Gurzi. 

Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Blloku 33”. Vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e  shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB