Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e tij në Itali.

F.m
Arrestohet i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar për vrasje
Foto Ilustruese

TIRANË- Erjon Mera, një 33-vjeçar është vënë në pranga me qëllim për tu ekstraduar drejt Italisë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Mera është dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armëmbajtje pa leje'', parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i policisë Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar The Wanted.

Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar,  i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për 'Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje''.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Ëanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje'', parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Poll

MOS HUMB