Aktualitet

“Viktima ishte autoritar, askush nuk ia kthente fjalën”, si u shndërrua në vrasëse studentja e Ekonomikut

Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim.

E.K
“Viktima ishte autoritar, askush nuk ia kthente fjalën”, si u
Pamje nga banesa ku ndodhi vrasja

DURRËS- Detaje të reja nga ngjarja makabre që ndodhi në zonën e Shënavlashit, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj, dhe më pas e fshehu trupin në kasollen e lopës. Dyshohet se e reja është ndihmuar nga persona të tjerë në kryerjen e krimit të rëndë, ndërkohë që policia po heton nëse familja ka qenë apo jo në dijeni të krimit të rëndë.

Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte.

Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.

Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka patur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër. Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të të atit, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte. Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë me batanije dhe groposur.

Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB