Aktualitet

Drogë dhe arsenal armësh në Durrës, zbardhen emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata e Durrësit cakton “arrest me burg” për 16 persona

E.K
Drogë dhe arsenal armësh në Durrës, zbardhen emrat e
armet e sekuestruara

DURRËS- Policia e Durrësit ka kryer një operacion të gjerë, pas hetimeve dymujore, kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkoktikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për 18 persona, ku gjatë operacionit u ndaluan 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën në banesat e tyre. ZËRI ka mësuar identitetet e të gjithë personave që kanë qenë pjesë e këtij operacioni.

Arrest me burg shtetasit: Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç,  Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj, 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.


Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Ne kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB