Aktualitet

Zyrtarët e korruptuar/ Dumani tregon skemën: Krimi është sofistikuar, humben gjurmët

Sipas tij paratë ryshfet nuk merren në mënyrë të drejtpërdrejtë por krijohen skema dhe mekanizma për të zhdukur gjurmët. 

F.I
Zyrtarët e korruptuar/ Dumani tregon skemën: Krimi është
Altin Dumani

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani i ndodhur në KLP, ku paraqiti raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u ndal edhe tek korrupsoni i zyrtarëve të lartë shtetërorë. Dumani u shpreh se krimi tashmë është sofistikuar dhe ekziston një zinxhirë i gjerë deri tek zyrtari i lartë apo subjekti. Sipas tij paratë ryshfet nuk merren në mënyrë të drejtpërdrejtë por krijohen skema dhe mekanizma për të zhdukur gjurmët. 

Altin Dumani: Edhe krimi është novator. Ka ikur koha, të rralla janë rastet ku është komunikimi i drejtpërdrejtë mes atij që jep dhe atij që merr. Të përfundojë paraja në xhepin e subjektit, krijohen disa mekanizma, disa persona juridikë, transaksione, për të humbur gjurmët. Pas një procesi paraja përfundon tek autori i veprës penale, tek zyrtari publik. E kemi nga hetimet konkrete. Por mekanizmat ligjorë ekzistojnë. Për të evituar këto mekanizma, subjektet janë më të sofistikuar.

Poll

MOS HUMB