Aktualitet

"11 maj"/ Krimi zgjedhor, Dumani e zbulon: Kemi pasur denoncimet e para, po hetojmë!

Sot, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se hetimet për disa denoncime kanë nisur.

k.m.
"11 maj"/ Krimi zgjedhor, Dumani e zbulon: Kemi pasur denoncimet e
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë me dije se pranë institucionit që ai drejton kanë ardhur denoncimet e para lidhur me krimet zgjedhore. Sot, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se hetimet për disa denoncime kanë nisur. Por zgjodhi që të mos jepte detaje. 

"Siç e dini kemi hartuar një strategji për krimin zgjedhor. Në zbatim të këtyre rekomandimeve ne si institucion kemi miratuar strategjinë. Do të merren disa masa për hetimin zgjedhor. Duke nisur nga data 11 prill kur filloi edhe fushata kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve, kemi krijuar në faqen zyrtar dhe një model denoncimi nga publiku ku kemi patur raportime për raste konkrete. Po vlerësohen nga një grup pune i ngritur në SPAK,"-tha Dumani ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB