
TIRANË-Kreu i SPAK Altin Dumani, ka njoftuar sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Dumani para KLP u shpreh se falë bashkëpunimit me partnerët e vendeve të huaja u bë e mundur goditja e dy organizatave kriminale.
Altin Dumani: Falë këtij bashkëpunimi që ne kemi vendosur me Europol, vende të Amerikës Latine, kemi arritur të godasim grupe të krimit të organizuar, kemi goditur dy raste të organizatës kriminale në 2024, janë rritur ndjeshëm pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara. Këtë vit kemi sekuestruar edhe kriptomonedha me një vlerë shumë më të lartë. Ne vlerësojmë që është rritur forca goditëse ndaj grupeve kriminale. Mbi 10 mln euro në kripto, ka rritje, me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë, bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bashkëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën.