Aktualitet

Zbulohet “fole” prostitucioni në Durrës, shpallen në kërkim dy tutoret kineze

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

F.I
Zbulohet “fole” prostitucioni në Durrës, shpallen në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS- Një ‘fole’ prostitucioni është zbuluar në Durrës. Policia ka ndërhyrë në një ambient të marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Dy turore kineze janë shpallur në kërkim, ndërsa në hetim janë vendosur 7 shtetas të tjerë. Raportohet se 38 vjeçarja me inicile L. L., dhe 46 vjeçarja me iniciale D. Zh., banuese në Kinë,  shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera kineze, në banesën që e kishin marrë me qira. Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Shpallen në kërkim 2 shtetase kineze (organizatore), procedohen 7 shtetas të tjerë.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Storm 2”, pas një hetimi 1-mujor me metoda proaktive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe "Trafikimi i personave të rritur", finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:

-u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;

-nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB