Aktualitet

Vrau Xhemal Metën, gjykata lë në burg Isuf Hasën, autori: Më thoshte ti s'je burrë

Hasa e kishte goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas i ka marrë paratë që kishte në xhep e është larguar.

I.F
Vrau Xhemal Metën, gjykata lë në burg Isuf Hasën, autori:
Xhemal Meta dhe Isuf Hasa

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjes së 81-vjeccarit Xhemal Meta. I moshuari u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Zall-Bastar më 13 janar. Fillimisht e gjithë ngjarja u raportua si aksidentale, por hetimet zbuluan se autori i vrasjes ishte fqinji i tij 64-vjeçar Isuf Hasa. Hasa e kishte goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas i ka marrë paratë që kishte në xhep e është larguar. Bëhet fjalë pikërisht për shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra. 

Mësohet se Hasa ka qenë miq dhe fqinj me viktimën, ndërsa ditën e ngjarjes ata ishin së bashku në orët e para të mëngjesit duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij. Pasi ata kanë pirë kafe së bashku dhe kanë dalë nga banesa pasi do të niseshin drejt Tiranës, ku vitima do të takohej me familjarët e tij, ndërsa autorit me vajzën e tij, ky i fundit e ka goditur në kokë me çekiç. Meta ka ndërruar jetë menjëherë nga goditja që ka marrë. Hasa i ka vjedhur portofolin dhe më pas ka shkuar në banesën e vajzës së tij e i ka dhënë asaj 2 milinë lekë të vjetra. Pasi u largua nga shtëpia e vajzës së parë, ai ka shkuar tek vajza tjetër në Vorë dhe ka fshehur një pjesë të parave dhe ka fjetur.

Sipas dëshmisë së vajzës së parë, ajo ishte konfuze se ku i gjeti babai aq para, por ai i tha se kishte marrë kredi, që do ta përdorte për të shlyer të parën. Hasa i kërkoi vajzës që t’i jepte çdo muaj nga 15 mijë lekë të vjetra, në mënyrë që të shlyente këstin e kredisë. Në dëshminë e saj, e bija e autorit shprehet se e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin dhe ai e kishte pranuar krimin.

Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera. Por sipas dëshmisë së tij, autori tha se e ka kryer krimin sepse Meta i ngacmonte gruan.

“S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!”, tha Hasa.

Tashmë paratë janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa çekiçi me të cilin Hasa kreu vrasjen u gjet në banesën e vajzës së tij. Vetë Isuf Hasa ka deklaruar se me Xhemal Metën kishte pirë kafe dhe kanë nisur të debatojnë. Sipas Hasës, Meta e ofendonte dhe bullizonte vazhdimisht. Madje, autori i krimit është shprehur se 81-vjeçari i ngacmonte edhe bashkëshorten. Të gjitha këto, sipas Hasës, ishin bërë të padurueshme për të dhe kishin kulmuar me debatit pas konsumimit të kafesë, ku dhe ndodhi vrasja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB