Aktualitet

Përplasje me Pjerin Ndreun? Dorëhiqet prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi. Sqarimi nga kryebashkiaku: Sajesa!

Ish-ushtaraku u emërua prefekt i qarkut të Lezhës në Prill të vitit 2022 dhe e mbajti këtë post për rreth 2 vite.

I.F
Përplasje me Pjerin Ndreun? Dorëhiqet prefekti i Lezhës, Gjergj
Pjerin Ndreu dhe Gjergj Prendi

LEZHË- Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka vendosur që të largohet nga detyra që mban prej më shumë se 2 vitesh. Prendi ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Ministrave, që mesa duket e kanë pranuar kërkesën e tij. Si arsye të dorëheqjes, disa burime me lidhin me marrëdhënien e tensionuar që Prendi ka pasur me Pjerin Ndreun, kryebashkiakun e Lezhës. Ka pretendime se Të dy kanë pasur përplasje pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Pas publikimit të lajmeve, menjëherë ka pasur një reagim nga Ndreu. Ky i fundit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndreu u shpreh se të gjitha çfarë thuhen janë sajesa që nuk kanë lidhje me realitetin, duke sqaruar edhe rastin në fjalë. Sipas socialistit, Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por propozim i një këshilltari.

"Lajmi se Prefekti I Lezhes ka dhene doreheqjen nga "perplasja" me Kryetarin e Bashkise eshte nje sajim i ulet qe ska asnje lidhje me realitetin! Bashkia nuk eshte propozuese e projektvendimit per faljen e detyrimeve, por propozim i nje keshilltari! Pra i eshte kthyer keshilltarit dhe keshillit jo Kryetarit! Une kam shprehe habine se si i njejti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka te beje me argumentimin me dy standarte te stafit juridik, i cili per aresye qe i dine ato kane kthyer projektvendimin! Perpjekja per te sajuar nje histori perplasjesh eshle banale! Bashkia nuk eshte propozuese, por eshte ne te drejten e vet qe te kerkoje mosaplikimin e dy standarteve per te njejten gje nga disa zyrtare kushdoqofshin ato! Ne kete rast Prefekti vete nuk ka qene ne perlasje aspak me ne! Cdo lajm me "perplasje" eshte truk gazetaresk qe ne kerkim te audiences fantazojne te tilla histori!,"-shkruan Ndreu. 

Ndërkaq, deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Prendit. Ish-ushtaraku u emërua prefekt i qarkut të Lezhës në Prill të vitit 2022 dhe e mbajti këtë post për rreth 2 vite. Gjergj Prendi e ka mbajtur edhe më herët detyrën e prefektit të Lezhës për rreth 18 muaj, por u lirua nga kjo detyrë maj të vitit 2019. Ai u pasua nga Gjokë Jaku, i cili më parë ka kaluar si prefekt i Shkodrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB