Aktualitet

Vrau vajzën e tij dhe fqinjin italian, Taulant Malajn dënohet me burgim të përjetshëm

Përveç dënimit të përjetshëm, Gjykata vendosi edhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj, si dhe një masë sigurie prove me kohëzgjatje trevjeçare.

F.I
Vrau vajzën e tij dhe fqinjin italian, Taulant Malajn dënohet me
Taulant Malaj

FIER-Taulant Malaj, shqiptari që tronditi Italinë me krimin e dyfishtë në maj 2023, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Foggias. Malaj, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen me dashje të vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe të fqinjit italian, Massimo De Santis, të cilin dyshonte se kishte një lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Tefta Malaj.

Përveç dënimit të përjetshëm, Gjykata vendosi edhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj, si dhe një masë sigurie prove me kohëzgjatje trevjeçare. Gjatë gjyqit, mbrojtja e Malajt u përpoq të argumentonte se ai kishte vepruar nën ndikimin e një çrregullimi mendor të shkaktuar nga problemet me gjumin. Por ekspertiza psikiatrike e kryer nga mjeku ligjor Luigi Esposto e përjashtoi këtë pretendim, duke theksuar se Malaj kishte kapacitet të plotë njohës dhe dallues në momentin e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 Maj të vitit të 2023 dhe tronditi opinionin publik. Viktima e parë ishte 51-vjeçari Massimo De Santis. Ai jetonte në të njëjtën ndërtesë me Malajn dhe u godit në hyrje të pallatit disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, shqiptari shkoi në apartamentin e tij, ku nisi të godiste të shoqen. Në mbrojtje të kësaj të fundit doli Xhesika, 16 vjeçe, e cila u plagos shumë rëndë dhe më vonë humbi jetën. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 5 vjeç, që siç shkruajnë mediat është ende në shok. Ngjarja ndodhi pasi Malaj dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje me italianin De Santis./ZËRI

Poll

MOS HUMB