
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundwr Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar zgjatjen e dënimit për Sokol Mjacaj me 1 vit në regjimin 41-biss. Mjacaj është dënuar me burgim të përjteshëm dhe vendos në regjimin 41-biss pas vrasjes së të dënuarit tjetër, Arben Lleshi. Edhe pse ka kryer vrasje brenda burgut, Mjacaj e ka kundërshtuar më parë këtë vendim, me pretendimin se nuk është në gjendje të vuaj dënimin në këtë formë.
“GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Vrasja e Arben Lleshit
Mesditën e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjacaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe./ZËRI