Aktualitet

Armë, municione...Çfarë u gjet në stanin e 43-vjeçarit që vrau efektivin? Autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban

Burime hetimore bëjnë me dije se në stanin ku fshihej autori, i shumëkërkuari Violandi Bracellari, u gjetën 3 arme, një pushkë model 56 dhe një çifte dhe arma kallashnikov me të cilën dyshohet se qëlloi mbi policinë. 

zh.ll
Armë, municione...Çfarë u gjet në stanin e
pamje-stani ku fshihej autori

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, që përfundoi me vrasjen e efektivit të 'Shqiponjave', Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri. 

Burime hetimore bëjnë me dije se në stanin ku fshihej autori, i shumëkërkuari Violandi Bracellari, u gjetën 3 armë, një pushkë model 56 dhe një çifte si dhe arma kallashnikov me të cilën dyshohet se qëlloi mbi policinë. 

Përveç armëve dhe municionit janë sekuestruar edhe radio komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi si dhe dronë. Efektivët kishin fikur radiot e tyre gjatë operacionit, për të mos interferuar me atë të të dyshuarit.

Mësohet se të gjitha pajisjet janë dërguar për ekspertim me qëllim përcaktimin e përdorimit të tyre dhe rolit që mund të kenë pasur në aktivitetin e 43-vjeçarit.

Ndërkohë, po sipas burimeve, vetëm një ditë para ngjarjes, 3 qershor, 43-vjeçari Violand Braçellari ishte kallëzuar në polici nga çobani, të cilin e kishte punësuar prej rreth dy javësh në stallat e tij. Sipas denoncimit, 43-vjeçari e kishte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t’i jepte pagesën për punën e kryer./ZËRI

Poll

MOS HUMB