KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023. Vendimi u prit me lot dhe duartrokitje nga familjarët, të cilët tani mund të ndihen më të lehtësuar, edhe pse dhimbjen e humbjes së saj nuk e zbeh asgjë. Ata janë parë në sallën e gjyqit duke përqafuar njëri-tjetrin, më sytë të mbushur me lot.
Trupa gjykuese gjeti fajtor Naim Murselin, ici akuzohet se planifikoi vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj i jetës si shtetase suedeze, një vlerë rreth 260 mijë euro, ngjarje e ndodhur në 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, teksa udhëtonin me dy fëmijët e mitur. Avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kanë kryer veprat penale.
Murseli pagoi Plavën 30 mijë për të kryer vrasjen duke i siguruar edhe armën. Sipas prokurores së çështjes, Javorka Përlinçeviç, Naimi e ka mbajtur përkrahu Liridonën që ajo të mos i shpëtonte plumbit, një ngjarje e rëndë para syve të fëmijëve të mitur. /ZËRI