PAMJE NGA VENDNGJARJA
VLORË-Një plagosje me thikë është raportuar në Vlorë, ku gjatë një sherri masiv dy persona kanë mbetur të lënduar. Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash. Konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë, Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./ZËRI
Poll