Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës, Gjykatat bojkotojnë proceset gjyqësore

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore për 4 ditë, nga data 7 deri më datë 10.

zh.ll
Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës, Gjykatat
astrit kalaja

TIRANË- Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, shumica e gjykatave në vend kanë vendosur të bojkotojnë proceset gjyqësore. 

Gjykata e Tiranës ka pezulluar për dy ditë seancat gjyqësore në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra një ditë më parë teksa ishte në krye të detyrës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore për 4 ditë, nga data 7 deri më datë 10. Përjashtim do të ketë vetëm për masat e sigurisë, të cilat do të zhvillohen normalisht.

Edhe Gjykata e Shkodrës ka refuzuar të zhvillojë seancat. Në Gjykatën e Shkodrës nuk ka një vendim institucional për ndërprerjen e seancave gjyqësore, por me vendim personal gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kanë bojkotuar gjyqet e planifikuara. 

Gjykatën e Lezhës janë ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, të cilët kanë vendosur që nga sot të zhvillohen vetëm seancat që lidhen me masat e sigurimit personal.

Gjykata e Kukësit po ashtu nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme. Megjithatë, moszhvillimi i seancave nuk lidhet me një vendim zyrtar për pezullimin e punës. 

Gjykata e Beratit dhe ajo e Gjirokastrës kanë pezulluar të gjitha proceset gjyqësore përgjatë kësaj të marte. 

Gjatë ditës së sotme, përjashtim do të bëjnë vetëm seancat për masat e sigurisë, ndërsa të gjitha proceset e tjera gjyqësore janë pezulluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB