TIRANË-GJKKO ka pranuar kërkesën e mdrojtjes së biznesmenit Pëllumb Gjoka, Behar Bajroviç (Bajrit) dhe Edmon Preka, të akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, lidhur me provat që do të përfshihen në shqyrtimin gjyqësor. Mes tyre është edhe dërgimi i një letërporosie të re në Francë, për të sqaruar burimin e të dhënave të SKY ECC.
Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën e mbrojtjes që të merret si provë një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze, i cili në vitin 2019 nuk ka lejuar përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Në seancën e radhës pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Mes tyre janë Jozi Kraja, i njohur edhe me mbiemrin Ndoj, vëllai i viktimës, i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicër për llogari të dosjes “Revanshi”, si dhe partnerja e viktimës.
Gjin Ndoji, disa orë para se të vritej bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle. Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me planin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.
Gjin Ndoji alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri në Gusht të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës. Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit.
Çfarë thuhej në biseda
Rreth orës 02:00 Denis Brajoviç njofton Behar Brajoviç se Gjin Ndojin e kanë përpara me makinë dhe menjëherë Behari i ka shkruar Edmond Prekës se për 10 minuta kryen vrasjen dhe mos të fle gjumë pasi duhet të njoftonte “Zeqon”.
Denis Brajoviç në 02:02 ka njoftuar Behar Brajoviq se ka vrarë Gjin Ndojin duke i dërguar mesazhet: "...kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër..." dhe më pas Behari ka komunikuar me Edmondin duke e vënë në dijeni që Gjin Ndoji u vra dhe ti thotë "Zeqos" të jetë gati dhe se Denis Brajoviq dhe personi tjetër i paidentifikuar janë në Bushat, pranë Urës. Në 02:25, Denis Brajoviç dhe bashkëpunëtori i paidentifikuar janë takuar me "Zeqon" më pas siç del edhe nga komunikimet SkyEÇ ku tregon që u takuan.
Behar Brajoviq në orën 02:24 ka njoftuar Pëllumb Gjokën se Gjin Ndoj u vra dhe se tani pret që Ervis Martinaj të kryej vrasjen e Kleant Musabelli, duke dërguar mesazhin:"...u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry, Gjinin deshti ai..." dhe Pëllumbi ja ka kthyer: "......ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit..."
Denis Brajoviq në orën 02:43 i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qelluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: "...Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka...".

