FIER-Vajza tjetër e 56-vjeçarit që u vra nga 26-vjeçarja, ka rrëfyer momentet kur mori lajmin nga motra e saj, e cila i tha babai kishte ndërruar jetë. Ajo tha se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në banjë, e më pas e kishte fikur telefonin. Vjaza tregoi se më pas ka telefonuar nënën e saj e cila i ka konfirmuar s 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
"Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra,"-tha ajo për Top Channel.
Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë më 24 korrik u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Vajza u arrestua në flagrancë. Sot në pranga u vendos edhe nëna e saj, Valbona Rama, e cila ka tentuar të fshehë ngjarjen duke pastruar trupin e ndjerë të bashkëshortit. Do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij./ZËRI