TIRANË-Në draftin e ri të Kodit penal vihet re se janë shtuar disa vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, pornografinë, por edhe me krimet kibernetike. Konkrteisht në projektvendim parashikohen ndryshime edhe për ndëshkimet për krimet kibernetike, sigurinë ushqimore, veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, etj.
Kriminalizimi i veprave të reja:
-Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
-Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre.
-Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
-Ofrimi i ushqimit të pasigurt, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë e produktit ushqimor.
-Punësimi i paligjshëm i shtetasve të huaj apo pa shtetësi.
- Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike.
-Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve të procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim.
-Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje.

Drafti parashikon edhe ndryshime në trajtimin e shkeljeve nga punonjësit e administratës tatimore. Në rastin e një shkeljeje të parë, ajo do të trajtohet në mënyrë administrative nga vetë administrata tatimore, përveç rasteve kur bëhet fjalë për evazion të konsiderueshëm.