Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika: Sherri nisi në mesnatë në një lokal, autori i shkoi me pistoletë në banesë

Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë.

zh.ll
Vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika: Sherri nisi
24-vjeçari Ylberi Luli

SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 24-vjeçarit Ylberi Luli në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën e 24-vjeçarit. Por, konflikti mes viktimës dhe autorit 25-vjeçarit Andri Vulaj, kishte nisur disa orë përpara.

Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur gjatë orëve të natës, në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë.

Pas përplasjes që kishte nisur më herët, 25-vjeçari kishte shkuar te banesa e Lulit, teksa me vete kishte edhe një pistole, me pretendimin se do të sqaronte konfliktin mes tyre. Por, në banesë ka nisur një tjetër përleshje fizike mes dy të rinjve, ku është përfshirë edhe babai i viktimës, Qemal Luli.

Siç bëri me dije Policia e Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit, i cili humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. 

25-vjeçari është ndaluar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe pistoleta që dyshohet se është përdorur në vrasje.

Ndërkohë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeteten ende të paqarta. Në vijim pritet që të marren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, për të përcaktuar dinamikën e konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB