Aktualitet

Vlorë/ Fluks i lartë në port, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës

Ditën e sotme në Portin e Vlorës dy tragetë “Ionian Star” dhe “European Star” të linjës Brindis-Vlorë, kanë sjellë 1,388 pasagjerë.

M.K.
Vlorë/ Fluks i lartë në port, mbi 1,300 pasagjerë
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Vijonë të jetë i lartë numri i udhëtarëve gjatë këtij sezoni turistik. Ditën e sotme në Portin e Vlorës dy tragetë “Ionian Star” dhe “European Star” të linjës Brindis-Vlorë, kanë sjellë 1,388 pasagjerë.
Sipas të dhënave bashkë me udhëtarët kanë hyrë në Shqipëri edhe 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motorçikleta. Trageti “Ionian Star” ka sjellë 817 pasagjerë, ndërsa “European Star” ka mbërritur me 571 pasagjerë.
Në të njëjtën kohë, rreth 700 pasagjerë janë rregjistruar në dalje të portit të Vlorës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Lëvizjet e larta të udhëtarëve vijojnë në këto ditë të gushtit, dukë reflektuar intesitetin e sezonit turistik dhe qarkullimin e shtuar përmes linjës detare Vlore-Brindisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB