
TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një "katalog" me gati 700 faqe ku listohen të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar subjekteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të 12 qarqet e vendit janë fotografuar dhe janë zbuluar detaje mbi të gjitha pasuritë, kryesisht apartamente të të gjithë subjekteve të SPAK. Në katalog, ka pasuri që u janë sekuestruar nga shteti bossëve të botës së krimit, por edhe politikanëve. Tek këta të fundit listohen dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi; Alqi Bllako, Jorgo Goro, Ilir Beqaj por edhe Monika Kryemadhi. Krahas fotove të pronave, AAPS, ka bërë edhe një vlerësim sesa kushtojnë secila nga këto pasuri sot në treg.
Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete.
Disa nga pronat e Malltezit:
Vila e Monika Kryemadhit

PRONAT E AHMETAJT:
Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj të Durrësit dhe prona ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka.



Ervis Martinaj
Alqi dhe Edmond Bllako
Aparatamenti në Vlorë i Ilir Beqajt
Prona në Gjilekë, investimi strategjik i Artan Gaçit
Saimir Taullau, Lushnje
Por sigurisht, jo të gjitha pronat kanë shifra marramendëse dhe konsiderohen si "luksoze"./ZËRI
Katalogun e plotë e gjeni duke klikuar këtu.